Bullgaria do të dërgojë si ndihmë 25 zjarrfikës për shuarrje të zjarreve në Maqedoni

Shkup, 4 gusht – Me urdhër të kryeministrit të përkohshëm bullgar, Stefan Janev, Bullgaria do të dërgojë mbështetje për RMV-në për menaxhim me zjarret, informon Zhurnal.

Bullgaria do të mbështesë Maqedoninë përmes mekanizmit për ndihmë të ndërsjellë, ndërsa për shuarrjen e zjarreve në Koçan dhe Dellçevë, Qeveria bullgare planifikon të dërgojë 25 zjarrfikës, tre automjete zjarrfikëse dhe dy autoambulanca.

Në një bisedë telefonike me kryeministrin e vendit Zoran Zaev, kryeministri bullgar Stefan Janev tha se Bullgaria është e gatshme të ndihmojë fqinjin e tyre për shuarrjen e zjarreve./Zhurnal.mk