Bullgarët kontestojnë edhe festën e “11 Tetorit” ditën e kryengritjes
Shkup, 14 shkurt – Eurodeputeti bullgar nga radhët e opozitës GERB ,Andrej Kovaçev, në një intervistë televizive, e theksoi si të kontestueshme festën e 11 tetorit, në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.
“Për shembull, atje është ende si festë, ashtu siç e quajnë, kur është gjuajtur pushka e parë kundër bullgarëve në muajin tetor. Nëse nuk ndryshon asgjë nga regjimi i mëparshëm i Jugosllavisë së Titos, nuk mund të hysh në BE me të njëjtën ideologji”, thotë Kovaçev, transmeton Zhurnal.
Ai theksoi se arsimi nuk duhet të bazohet në urrejtje.
“Ne duhet të jemi bashkë, si anëtare të barabarta të BE-së, por brezat tanë të rinj nuk duhet të themelojnë arsimim që dërgon në urrejtje mes tyre. Atë nuk mund ta pranojmë , ajo është gjëja elemetare e vlerës europiane, pjesë e kriteriumeve të Kopenhagës” – deklaroi eurodputeti.
Sipas tij, duhet të pakësohet urrejtja e të folurit, që vjen nga librat , mediat dhe ambienteve akademike në Maqedoni.
“Sistemi arsimor dhe mediat ne Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë da objektivizojnë historinë tonë të përbashkët bullgare. Ajo është në emrin e ardhmërisë sonë të përbashkët europiane. Nuk kemi si ta përkrahim bazën ideologjike të tanishme të Maqedonisë së Veriut – shtoi Kovaçev./Zhurnal.mk

