Bujar Osmani: Askush nuk do të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje ndëretnike
Shkup, 20 shtator – Ish-ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një status në Facebook ka shkruar se tani më nuk është çështje pozitë apo opozitë, por siç thotë është përgjegjësi kolektive. Tutje, Osmani potencon se askush nuk do të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje ndëretnike, ose siç thotë Osmani, për të minuar gjithçka që është ndërtuar.
“Jo në emrin tim” Në kohë si këto, kur historia po shkruhet çdo ditë, secili prej nesh, pavarësisht pozitës apo përkatësisë politike dhe partiake, ka një përgjegjësi të madhe si qytetar. Askush, nuk mund të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje ndëretnike , shkelje të dinjitetit dhe barazisë apo për të minuar gjithçka që kemi ndërtuar me aq shumë sakrifica”, kështu ka shkruar Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Kjo nuk është thirrje për përçarje, por për unitet.
Pasuria më e madhe e vendit tonë është barazia dhe mozaiku ynë multietnik dhe asnjë shërbëtor i ideve të ngushta nuk do të mund ta shkatërrojë këtë.
Tani është koha kur secili prej nesh duhet të thotë: “Jo në emrin tim.”
Ne nuk jemi spektatorë, por pjesëmarrës aktivë në mbrojtjen e asaj që është më e çmuara për ne – barazia, uniteti dhe harmonia jonë”, ka shkruar në Facebook, Bujar Osmani.