Bugatti zbulon dy modele Chiron me porosi që posedojnë ngjyra unike

Bugatti ka zbuluar dy modele me porosi që janë prodhuar përmes programit të personalizimit të Sur Mesure.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dy hipermakinat – një Bugatti Chiron Super Sport dhe një Bugatti Chiron Pur Sport – përmbajnë bojëra ‘Vagues de Lumiere’ (valët e dritës), detaje të veçanta të dizajnit dhe dekorim unik të brendshëm.

Chiron Super Sport me 1,587 kuaj fuqi është i lyer në California Blue dhe ka një seri vijash portokalli për të përfaqësuar atë që Bugatti i quan linja “të frymëzuara nga drita”.

Grila e saj para përmban numrin 38, me kërkesë të pronarit, të lyer në portokalli, që përputhet me rrotat tërheqëse të makinës dhe kabinën prej lëkure.

Ndërkohë, Chiron Pur Sport me porosi ka ngjyrën blu, fibër karboni të ekspozuar, një ‘spoiler’ me flamurin kombëtar francez në çdo pjatë fundore dhe një numër nëntë blu të pozicionuar në qendër të grilës me patkua të modelit.

Brenda, Pur Sport është i pajisur me një kombinim të lëkurës Beluga Black dhe French Racing Blue.