BTA zyrtarisht e hapi Qendrën për shtyp në Shkup
Shkup, 4 shkurt – Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike të Bullgarisë (ATB) Kirill Vllçev sot në mënyrë solemne e hapi Qendrën për shtyp të BTA-s në Shkup.
Në ngjarje morën pjesë ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Teodora Gençova, ministrja e Kulturës e Maqedonisë së Veriut Bisera Konstadinova-Stojçevska, kryetari i Komisionit parlamentar për kulturë dhe media të Bullgarisë Toshko Jordanov, raportuesi i Posaçëm i PE-së për Maqedoninë e Veriut Ilhan Qyçuk dhe ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut Angell Angellov, si dhe përfaqësues të tjerë zyrtarë.
Qendra për shtyp e BTA-s në Shkup është e treta e hapur jashtë kufijve të Bullgarisë. I pari është hapur më 11 dhjetor të vitit 2015 në Bosilegrad (Serbi) dhe i treti më 5 tetor të vitit 2017 në Taraklija (Moldavi)ë.
Këtë vit BTA planifikon të ketë korrespodent në Bukuresht (Rumuni), ndërsa në dy vitet e ardhshme pritet të ketë përfaqësues edhe në Tiranë (Shqipëri), Athinë (Greqi), Ankara (Turqi), Beogradë (Serbi).

