Brooklyn Nets vazhdon me fitore, mposht Golden State Warriors

Brooklyn Nets kanë marrë fitoren e radhës.

Nets mposhtën Golden State Warriors me rezultat 120 – 116.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, me Brooklyn që në fund bën diferencën.

Në këtë takim më i miri për skuadrën fituese ishte padyshim Kyrie Irving me 38 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime.

Për GSW i dalluar ishte ylli i skuadrës, Stephen Curry me 26 pikë gjithsej, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime.

Në 46 paraqitje gjithsej këtë sezon në NBA Brooklyn kanë 29 fitore dhe 17 humbje.

Kurse për Golden State Warriors kjo ishte humbja e 24, teksa kane edhe 23 fitore.