Brigada e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit do të ndihmojë në shuarjen e zjarreve në Pehçevë dhe Dellçevë

Shkup, 4 gusht – Ekipi nga Brigada e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe tre cisterna me ujë nga kompanitë publike të qytetit u drejtuan drejt Pehçevës dhe Dellçevës për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve. Këtë sonte në Fejsbuk e ka shënuar kryetari i Shkupit Petre Shilegov.

“Tre ekipe të zjarrfikësve me tre automjete të Brigadës së zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, të shoqëruar nga tre cisterna me ujë nga ndërmarrjet publike të qytetit, u drejtuan për në Pehçevë dhe Dellçevë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve. Solidariteti në veprim”, shkroi Shilegov.