Bridget Brink emërohet ambasadorja e re amerikane në Ukrainë

Diplomatja amerikane Bridget Brink që konsiderohet si veterane e fushës dhe që aktualisht shërben si ambasadore në Sllovaki, do të mbaj prej tani postin e ambasadores amerikane në Ukrainë.

Ky post kishte mbetur i hapur që nga vitit 2020, nën administratën e presidentit amerikan Donald Trump. E mediat amerikane raportojnë se Joe Biden do ta nominojë Brinkun sot.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë bërë të ditur se do të rishikojnë kushtet e sigurisë në kryeqytetin ukrainas, dhe do të rihapin ambasadën sapo të qetësohet paksa situata atje.

Ambasada mbetet e mbyllur në Kiev, ku përkohësisht ka hapur zyrat në Poloni. E stafi i ambasadës do të fillojë udhëtimin në qytetin Lviv në perëndim të Ukrainës.