Brenda 24 orëve, 648 dënime për vozitje të shpejtë

Shkup, 14 gusht – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e të gjithë vendit janë shqiptuar 648 sanksione për tejkalim të shpejtësisë.

Prej tyre, 41 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, kurse pesë makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h më tepër nga e lejuara.

Ndërkaq, 276 shoferë kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 372 jashtë zonave të banuara.