BP: Treguesit makroekonomikë në përputhje me pritshmëritë, gjendja duhet të monitorohet nga afër

Shkup, 16 shkurt – Treguesit makroekonomikë janë në përputhje me pritshmëritë, por gjendja duhet të monitorohet nga afër për shkak të pasigurisë dhe rreziqeve dhe efekteve nga rrjedhja e mëtejshme të pandemisë dhe tensioneve gjeopolitike aktuale mbi rritjen globale të rritjes së çmimeve, konsideron Komiteti për Politikë Monetare Operative të Bankës Popullore.

Në kumtesën e sotme, Banka Popullore thekson se FED dhe BQE si banka qendrore të cilat ndjeshëm veprojnë mbi tregjet globale, tregojnë për një shtrëngim të shpejtë të kushteve financiare globale nga sa pritej.

Për momentin norma bazë e interesit mbetet në nivel të njëjtë prej 1,25 për qind, ndërsa në ankand të bonove është marrë vendim të ofrohen bono me vlerë të pandryshueshme prej 10 miliardë denarë.

rezervat devizore, sipas vlerësimeve të Komitetit, janë në zonë të sigurt, ndërsa realizimet në janar janë në kuadër të pritjeve për tremujorin e parë të vitit.

Në janar është realizuar norma vjetore e inflacionit prej 6,7 për qind, ndërsa përshpejtimi është reflektuar në rritjen e çmimeve të rregulluara të energensave, si dhe në rritjen e një pjese të prodhimeve ushqimore.

Lidhur me lëvizjes në ekonominë reale, mesatarisht në tre tremujorë të vitit të kaluar, ekonomia shënon rritje reale prej 4,6 për qind, që është afër pritjeve të Bankës Popullore nga projeksioni i tetorit.

Sipas të dhënave fillestare për janar të këtij viti, rritja solide e depozitave dhe kredive vazhdon, por më fuqishëm në raport me projeksionet për tremujorin e parë të vitit 2022.