BP: Për një kohë të shkurtër u vështirësua qasja në ueb faqen e BP-së dhe bankave vendore
Shkup, 23 shkurt – Dje në mbrëmje, për një periudhë të shkurt është vështirësuar ose bllokuar qasja në ueb faqet e Bankës Popullore (BP) dhe bankave vendore, si rezultat i sulmit DDoS. Kjo u tejkalua shumë shpejtë përmes masave të cilat janë marrë nga ana e Bankës Popullore, bankave dhe ueb-provajderëve. Siguria, gjegjësisht besueshmëria dhe integriteti i të dhënave, në asnjë moment nuk janë rrezikuar, informojnë nga BP.
“DDoS është sulm i ueb faqeve, në të cilin një numër i madh i klientëve fiktivë nga lokacione të ndryshme shtiren se duan të marrin informacione nga faqja, për çka serveri ngarkohet dhe i duhet më shumë kohë që t’u përgjigjet kërkesave të shfrytëzuesve realë. Por, në rastin e tillë as nuk shkyçet serveri, as nuk ndryshon përmbajtja e ueb faqes”, thonë nga BP-ja.
Në harmonizim me trendet globale, shtojnë, Banka Popullore, së bashku me bankat, vazhdimisht punon në përforcimin e rezistencës së sistemeve informative, i ndjek kërcënimet e reja lidhur me hapësirën digjitale dhe në vazhdimësi ndërmerr masa në drejtim të avancimit të mbrojtjeve të sigurta.