BP: Në muajin gusht është ulur norma mesatare e interesit e totalit të kredive në bazë vjetore

Shkup, 30 shtator – Norma mesatare e interesit e totalit të kredive në gusht të këtij viti ishte 4,34 për qind dhe shënoi rritje të vogël mujore prej 0,01 pikë përqindjeje (pp), me rënie vjetore prej 0,15 p.p. Norma mesatare e interesit në totalin e depozitave u rrit për 0.02 p.p. në nivel mujor është 0,69 për qind, ndërsa në nivel vjetor shënoi rënie prej 0,10 p.p., njofton Banka Popullore (BP).

“Në gusht, norma mesatare e interesit për kreditë e reja të miratuara shënoi një rritje mujore prej 0.03 pikë përqindjeje dhe vjetore prej 0.26 p.p. dhe është 4.04 për qind. Norma mesatare e interesit për depozitat e reja të pranuara është 0.92 për qind dhe ka arritur një rritje mujore prej 0.08 p.p. dhe çdo vit nga 0.42 p.p., kumtoi BP.

Norma mesatare e interesit për totalin e kredive të sektorit të korporatave në muajin gusht, thuhet në njoftim, është rritur pëe 0.02 p.p. krahasuar me një muaj më parë është 3.55 për qind.

“Ndryshimi mujor është për shkak të rritjes së të gjitha komponentëve: normat e interesit për kreditë në denarë pa klauzolë valutore dhe normat e interesit për kreditë në valutë për 0,03 pikë përqindje, si dhe normat e interesit për kreditë në denarë me klauzolë valutore për 0 .01 p.p.. E analizuar në bazë vjetore, kjo normë interesi është më e ulët pëe 0.05 p.p., thonë nga BP.

“Ndryshimi në rritje shpjegohet me normat më të larta të interesit për depozitat në valutë dhe normat e interesit për depozitat në denarë pa klauzolë valutore (përkatësisht për 0,09 pp dhe 0,08 pp). Në të njëjtën kohë, norma e interesit për depozitat në denarë me klauzolë valutore, këtë muaj është 1,10 për qind, për dallim nga pesë muajt e kaluar kur bankat dhe kursimorët nuk pranonin depozita të këtij lloji. Norma e interesit për depozitat e reja të pranuara shënoi një rritje vjetore prej 0.44 pikë përqindjeje, theksojnë nga BP.