Bota e shënon Ditën ndërkombëtare të solidaritetit me gazetarët

Dita ndërkombëtare e solidaritetit me gazetarët shënohet çdo vit më 8 shtator. Shënimi i ditës është vendosur në vitin 1958 me vendim të kongresit të Organizatës ndërkombëtare të gazetarëve.

Data ishte zgjedhur për shkak të faktit se më 8 shtator të vitit 1943, nazistët e vranë gazetarin çekosllovak dhe kritikun letrar Julius Fuçik në Berlin. Derisa ishte në burg, arriti ta shkruante librin “Reportazh me lakun në fyt”, për të cilën pas vdekjes u shpërblye me Çmimin ndërkombëtar për paqe në vitin 1950. Pas vdekjes së tij, libri u përkthye në 70 gjuhë të botës.

Gazetaria vazhdon të jetë një ndër profesionet më të rrezikshme në botë. pothuajse në çdo kënd të botës, gazetarët janë cak i sulmeve çdo vit, ndërkaq ndonjëherë këto sulme përfundojnë me vdekjen e tyre.

Sipas organizatës joqeveritare ndërkombëtare Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve, 28 gazetarë e humbën jetën para vitit 2021, prej të cilëve 22 e humbën jetën për shkak të aktiviteteve të tyre profesionale, ndërsa katër e humbën jetën duke raportuar nga zonat e konflikteve, dy vdiqën derisa raportonin për protesta apo trazira në rrugë. Prej 1 dhjetorit të vitit 2021, së paku 293 gazetarë ishin në paraburgim, që është për 13 më shumë se viti paraprak 2020.