Borxhet e NP “Ujësjellës dhe kanalizim” do të mund të paguhen në këste pa llogaritur kamatën deri më 15 mars

Shkup, 1 shkurt – Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe kanalizim” zbaton aksion me të cilën borxhet që i kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë ndaj ndërmarrjes mund të paguhen në këste pa e llogaritur kamatën.

Siç informojnë nga ndërmarrja, aksioni për shlyerjen e borxheve në këste pa kamatë për persona fizikë dhe juridikë është me afat të caktuar kohor, duke filluar nga sot deri më 15 mars të vitit 2022. Me këtë aksion, të gjithë  shfrytëzuesve u mundësohet ta paguajnë në së paku 24 këste, varësisht nga vlera e saj.

Shtohet se për informacione shtesë për volitshmëritë nga ky aksion qytetarët mund të drejtohen në Qendrën kujdestare informative në Drejtori.