Borisov: Shoh përpjekje për ta kthyer Maqedoninë nën ndikimin rus
Shkup, 28 Janar – Derisa t’i gjejnë fajtorët dhe t’i nxjerrin para drejtësisë, ne do të insistojmë për këtë, thotë kreu i GERB-it, Bojko Borisov dhe tha se sulmi ndaj Hristijan Pendikov minon përpjekjet e mëdha të Bullgarisë për hyrjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian, transmeton Zhurnal.mk.
Megjithatë, këtu shoh një përpjekje për ta kthyer Maqedoninë e Veriut nën ndikimin rus, qëllimisht dhe kjo po bëhet në mënyrë shumë aktive. Në asnjë rrethanë nuk duhet të mashtrohen. Gjëja më e mirë për Bullgarinë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë në Bashkimin Evropian dhe NATO, shtoi Borisov, transmeton Zhurnal.mk.

