Borisov: Le të finalizojmë propozimin francez për Maqedoninë e Veriut

Sofje, 1 korrik – Ish-kryeministri i Bullgarisë dhe lideri aktual i GERB-it sot dëshiroi sukses për finalizimin e propozimit francez për zgjidhjen e çështjeve kontestuese midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton BGNES.

Ai kumtoi se Komisioni ekzekutiv i GERB-it e ka shqyrtuar propozimin për RMV-në dhe bëri thirrje në finalizimin e marrëveshjes.

“Në temë RMV-ja, me të vërtetë u dëshiroj kolegëve në Sofje ta finalizojnë marrëveshjen, që të mund të themi se kryesimi francez ka bërë shumë dhe le të jetë i suksesshëm, siç meriton”, ka thënë Borisov.

Në ndërkohë, u deklarua edhe ambasadorja franceze në Sofje, Florens Robins, e cila gjithashtu, kërkoi miratim të shpejtë të marrëveshjes në Bullgari. Sipas ambasadores Florens Robins, propozimi i fundit është i njëjtë me dokumentin të cilin paraprakisht e miratoi Parlamenti bullgar.

“Ai (propozim) nuk dallon nga i pari dhe tërësisht i mbron të drejtat e pakicave në bashkësi, duke i përfshirë edhe bullgarët. Dokumenti është identik me të parin, tani më i votuar në parlamentin bullgar dhe nuk duhet shqyrtim i ri në vend”, deklaroi ajo për Euronjuz dhe theksoi se “Parisi nuk ka kryer presion ndaj Bullgarisë në kontest”.

“Dokumenti është vendosur në frymën e marrëveshjes paraprake, të cilin parlamenti bullgar tani më e votoi dhe nuk ka nevojë sërish të shqyrtohet. Ky është propozim me kompromis. Nuk e revidon, por e rafinon dokumentin paraprak. Kemi vendosur kornizë për fqinjësi të mirë në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe kjo e konfirmon përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në mbrojtjen e të drejtave të pakicave në bashkësi”, ka thënë Robin.

Asambleja Popullore bullgare më 24 korrik ka votuar për propozim-vendimin i cili ka për qëllim ta zgjidhë kontestin midis Sofjes dhe Shkupit dhe ta hapë rrugën për integrim evropian të RMV-së. Draft-vendimi lidhet me propozimin e presidencës franceze dhe sendërtohet që maksimalisht të mbrohen interesat bullgare, potencon, BGNES dhe përkujton se dje edhe Qeveria bullgare e ka miratuar këtë vendim të Parlamentit bullgar,

Propozimi francez përbëhet nga tre elemente të pavarura, të cilat vetëm së bashku mund të përgjigjen në pyetjen nëse RMV-ja është e gatshme t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

Dokumenti i parë, draft-konkludimet e Këshillit, na tregon se tema “marrëdhënie bilaterale Shkup-Sofje” do të jetë pjesë e procesit negociues. Ky dokument, si dhe dokumenti i dytë, korniza negociuese, kanë të bëjnë me dokumentin e tretë kyç – protokolli bilateral, në të cilin nuk ka asgjë franceze dhe është tërësisht prodhim i marrëveshjes midis ministrive të punëve të jashtme të dy vendeve. Ky në të vërtetë është udhërrëfyes me angazhime dhe etapa konkrete të cilat Shkupi duhet t’i realizojë në këmbim që Bullgaria ta heq veton , thekson agjencia bullgare BGNES.