Boris Xhonson mesazh popullit rus
Boris Xhonson i ka drejtuar një mesazh popullit rus në gjuhën e tyre, duke thënë: ‘Nuk besoj se kjo luftë është në emrin tuaj’.
Kryeministri britanik, në një video të postuar në rrjetet sociale, bëri thirrje për t’i dhënë fund ‘tragjedisë’ që po shpaloset në Ukrainë, pasi ukrainasit trima sonte i rezistuan përpjekjeve të Vladimir Putin për të marrë kontrollin e Kievit.
Raketat ruse goditën Kievin të premten, ndërsa familjet u mbuluan në strehimoret e bombave dhe autoritetet u thanë njerëzve të përgatisnin bomba me benzinë për të mbrojtur kryeqytetin e tyre.
Johnson tha se “skenat që shpalosen në rrugët dhe fushat e Ukrainës nuk janë asgjë më pak se një tragjedi”, duke shtuar se bota nuk ka dëshmuar një gjakderdhje të tillë në Evropë në një brez apo më shumë.

