Borel: Me mbajtjen e takimit të KSA-së dëshirojmë të tregojmë sa e çmojmë progresin e Maqedonisë së Veriut
Shkup, 17 mars – Përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit evropian, Zhozep Borel, sot nga Shkupi porositi se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj është në kuadër të Bashkimit Evropian dhe se vetëm së bashku jemi të fuqishëm të përballemi me rrethinën e vështirë gjeostrategjik në të cilin ndodhemi.

Deri më tani, siç tha, takimet e KSA-së janë mbajtur në Luksemburg, ndërsa sot për herë të parë e mbajtëm Këshillin për stabilizim dhe asociim në Shkup, sepse, siç tha, dëshiruam të tregojmë se sa e çmojmë progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e vet.
Kjo është, siç tha Borel në konferencë për shtyp në Qeveri pas mbajtjes së takimit të 16-të të Këshillit për stabilizim dhe asociim mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut me të cilin kryesoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, shenjë e qartë se BE-ja po ju afrohet dhe ju tregon se Ballkani perëndimor janë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen të jenë pjesë e rëndësishme e dimensionit tonë gjeopolitik.
Oliver Varheji, euroambasador për zgjerim theksoi gjithashtu se është me rëndësi shteti të mos ngadalësojë, por ta përshpejtojë punën e vet në reforma. Paralajmëroi përshpejtim të tempos së punës për qasje të vendit në BE, por gjithashtu theksoi se duhet “edhe Qeveria edhe Kuvendi ta përshpejtojnë punën në reforma”. Kërkoi mbështetje nga qytetarët, sepse siç tha, Evropës i nevojitet një mbështetje e tillë.
Kryeministri Kovaçevski e vlerësoi takimin si të suksesshëm dhe theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka dyshim se shkon rrugës evropiane.
Në konferencën për shtyp shprehi kënaqësi që është nikoqir i takimit të 16-të pas hapjes së negociatave vitin e kalaur dhe se ishte bërë shqyrtim i ngjarjeve, ishte konstatuar progresi i bërë i vendit në përgatitjet për negociatat.
“Kemi mbështetje të plotë nga BE-ja për suksesin në hapin tonë të ardhshëm”, tha Kovaçevski duke shtuar se përfaqësuesit e BE-së e përsh[ndetën fokusin tonë të fuqishëm drejt reformave dhe miratimin e legjislaturës”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Paraprakisht sot gjatë fjalimit në fillim të Këshillit për stabilizim dhe asociim me BE-në Kovaçevski, siç kumtoi Qeveria, theksoi se ky takim i Këshillit ka dimension historik, sepse pas 22 viteve nga nënshkrimi i Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim dhe 17 viteve pas përfitimit të statusit të kandidates, e mbajmë negociata të filluara për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si anëtare e NATO-s.
“Qeveria të cilën e kryesoj edhe në periudhën e ardhshme do të bëjë përpjekje maksimale që me kohë ta rrumbullakësojmë edhe fazën hapëse të negociatave inkuadruese dhe të mundësojmë dinamizim të negociatave”, tha Kovaçevski.
Potencoi se Qeveria punon me fokus të fuqishëm në zbatimin e reformave të domosdoshme, posaçërisht në pjesën e sundimit të së drejtës dhe se vazhdon përkushtimi në avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore përmes zhvillimit të dialogut të bauar në respektim të ndërsjelltë, në frymën e vlerave evropiane.

Siç kumtoi Qeveria, në takim është biseduar për çështje me rëndësi të procesit për stabilizim dhe asociim, siç janë harmonizimet me legjislaturën evropiane, marrëdhëniet bilaterale në suaza të Marrëvehsjes për stabilizim dhe asociim dhe për çështje aktuale për kontekstin politik në rajon dhe në Evropë.
Në delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë edhe zëvendësi i kryetarit të Qeverisë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa në delegacionin e Bashkimit Evropian marrin pjesë edhe eurokomisari për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varheji si dhe përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe institucioneve evropiane.
Marrëvehsja për stabilizim dhe asociim (MSA) e cila hyri në fuqi më 1 prill të vitit 2004, e paraqet kornizën për zbatim të marrëdhënieve të dakorduara, deri në pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

