Borë e dobët në Kodër të Diellit, Qafë Thanë, Gjavatë dhe Zheleznec

Shkup, 5 mars – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër disa vende të lagështa. Borë me intensitet të dobët po bie në Kodër të Diellit, Qafë Thanë, Gjavatë dhe Zheleznec.

Siç informon LAMM, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e jonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim me kujdes me automjetin, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave, luginave të lumenjve dhe grykave, ku ka paraqitje për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë – Berovë dhe Koçan Dellçevë.