Bora Zemani feston Shën Valetinin me mikeshat e saj, duket e mahnitshme në të bardha
Prezantuesja e njohur, Bora Zemani ka qenë ndër emrat më të komentuar muajve të fundit.
Romanca e saj me aktorin dhe banorin e Big Brother VIp, Donald Veshaj dhe pastaj hyrja e saj në shtëpinë e famshme për një takim morën vëmendje të madhe.
Por, pasi aktori se pavarësisht takimit dhe puthjes romantike me moderatoren, ai ishte beqarë dhe madje krijojë një lidhje me këngëtaren, Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë.
Foto: Bora Zemani/Instagram
Kjo ka bërë që Zemani të vazhdojë të jetë në fokus të mediave rozë më shumë se kurrë më parë, ndërsa moderatorja përveç postimeve rreth angazhimeve profesionale, jetën private po e mban larg publikut.
Foto: Bora Zemani/Instagram
Megjithatë, Bora mbrëmë ka treguar se Ditën e të Dashuruarve e ka kaluar me mikeshat e saj, ndërsa ndau disa imazhe përkrah tyre.
Foto: Bora Zemani/Instagram
“Një natë jashtë me vajzat”, ka shkruar bukuroshja zeshkane në mbishkrimin e imazheve, teksa pranoi komente të shumta nga ana e fansave.
Foto: Bora Zemani/Instagram
Bora shkëlqente e veshur në kostum të bardhë dhe një buzëqeshje të ëmbël në fytyrë ia shtonte hijeshinë.
Foto: Bora Zemani/Instagram
Dukje e saj elegante dhe atraktive, ajo e kombinoi me një çantë të zezë, ndërsa shihet me makijazh të theksuar dhe aksesor ari.
Foto: Bora Zemani/Instagram
Ndërkohë, kujtojmë që ajo vazhdon të jetë prezantuese në emisionin e dashurisë “Përputhen”.

