Bora uron Semin për ditëlindje: Të kisha një motër vërtetë, s’do e doja më shumë se ty

Këngëtarja shqiptare, Semi Jaupaj, sot po feston ditëlindjen e saj.

Teksa ka pranuar shumë urime, një i tillë nuk mungoi edhe nga mikja e saj e ngushtë, Bora Zemani.

Përmes një postimi në ‘Instagram’, ajo ka zgjedhur fjalët më të mira.

“Gëzuar shpirti im! Edhe të kisha një motër vërtetë, nuk do ta doja më shumë se ty. 100 vitë të bukura për të voglën time”, ka shkruar Bora.

Ndryshe, se ato janë mike shumë të ngushta e kanë dëshmuar shumë herë.