Boksieri shqiptar nga Shkupi arriti dy fitore kundër bokserit nga Serbia

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, boksieri i KB Çairi, Arjan Iseni, në kategorinë 80 kg, ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në Kampionatin Evropian të boksit që mbahet në Beograd.

Pas fitores në luftën e parë kundër boksierit grek Michail Tsamalidis, në luftën e dytë Iseni mundi boksierin armen Rafayel Hovhannisyan dhe tani është pritje luftës së tretë, kundër serbit Rastko Simiq dhe me fitore eventuale do të siguronte medaljen e bronzit. Arjan Iseni shpreson se më pas do të vazhdojë drejt titullit kampion i Evropës.

Në kampionatin Evropian të boksit që ka filluar nga 18 prilli dhe do të zgjasi deri më 28 prill, marrin pjesë gjithësejt 401 boksier nga 33 vende prej të cilëve 263 në kategorinë e meshkujve dhe 138 në kategorinë e femrave.