Boki 13, Katica Janeva dhe shteti nuk duhet t’i kthejnë Orce Kamçevit 1,5 milion euro
Shkup, 15 korrik – Gjykatësi Andrej Dimovski ka refuzuar padinë nga biznesmeni Orce Kamçev i cili kërkonte që Bojan Jovanovski, Katica Janeva dhe shteti, t’i kthejnë 1,5 milion euro. Sipas gjykatësit, Kamçev nuk është dëmtuar, duke shtuar: “Pala që ka vepruar në mënyrë të pamatur (Kamçev), nuk mund të kërkojë prapa atë që i’a ka dhënë palës (Bojan Jovanovski, Katica Janeva) e cila gjithashtu ka vepruar në mënyrë të pamatur”.
“Gjatë vendimit, dilema që ishte para gjykatës ishte nëse mund të ofrohet mbrojtje gjyqësore atij që thiret në dinjitetin personal. Me fjalë të tjera, a mund të mbrohet paditësi i cili e ka ditur se po ndërmer veprim që është e papranueshme nga aspekti i normave ligjore. Për këtë dilemë, gjykata ka zbatuar parimin “askujt nuk mund t’i lejohet procedurat e tija të papranueshme të jetë bazë për mbrojtje gjyqësore”. Kur dikush do të ndërmer obligim në bazë të marrëveshjes që është në kundërshtim të rregullave, por pala nuk mund të kërkojë mbrapa atë që e ka dhënë në bazë të obligimit natyral”, ka sqaruar gjykatësi Dimovski.
Gjykimet për këtë lëndë kanë kaluar me kacafytje dhe dëshmi të ndryshme. Boki 13 i tha Kamçevit që paratë t’i kërkojë te prokuorrja Villma Ruskovska e cila e ka udhëhequr rastin “Reket”. Kamçev ka sqaruar se si i ka dhënë paratë, sa herë ka dhënë dhe prej ku janë nxjerë. Ish prokurorja Katica Janeva tha se as në lëndën “Reket” nuk është përndjekur se ka marë pjesë nga milioni. Kacafytje kishte kur foli edhe dëshmitarja Kristina Kamçeva Stojçeska, motra e Orce Kamçevit.
Në aktvendim, biznesmeni Jordan Kamçev ka të drejtë për ankesë.

