Boki 13: Gjykata Penale po kryen torturë të paparë ndaj meje

Shkup, 17 shkurt – Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili mori 9 vite burg për rastin “Reket”, sot ka njoftuar se ka marrë një vendim të falsifikuar nga gjykata, informon Zhurnal.

“Me këtë njoftim publik me shkrim, e njoftoj opinionin se Gjykata Penale po kryen torturë të paparë ndaj meje, kur pata bërë kërkesën për ndërprerjen e vuajtjes së dënimit me burgim për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore me karakterr të rrezikut për jetë.

Në vend të vendimit ligjor të bazuar në prova, kam marrë një vendim gjykate, i cili shpreh dyshimin e bazuar se është falsifikuar dhe i skaduar me urdhër të drejtpërdrejtë të kryetarit të Gjykatës Themelore Penale, Ivan Jolev. Vendimi i gjykatës, i datës 31 janar 2023, nuk është nënshkruar nga gjyqtari i ndjerë Ognen Stavrev, aq më tepër që vendimi tregon qartë nënshkrimin me apostrof që nuk përkon me nënshkrimin e gjyqtarit të ndjerë, dhe për rrjedhojë, shtrohet pyetja se për çfarë arsye gjyqtari i cili ka qenë në punë deri më 02.03.2023 para se të vdiste më 02.04.2023 nuk e ka firmosur vendimin që ka marrë dhe për çfarë arsye nuk e ka verifikuar menjëherë në sistemin akmis në përputhje me me ligjin dhe rregulloren e procedurës gjyqësore, dhe është e rëndësishme të theksohet se gjyqtari i ndjerë deri më 02.03.2023 ka qenë në komunikim aktiv dhe të përditshëm me avokatin tim mbrojtës z.Vladimir Tufexhiq, gjithçka në lidhje me procedurën dhe ka marrë shtesa në kërkesë dhe prova të reja deri më 02.03.2023, për të cilat kemi prova me vulë pranimi nga gjykata, kjo është jashtë logjike!

Krahas këtij njoftimi për publikun, ju paraqes vendimin nr. 18/22 nga Gjykata Themelore Penale Shkup, Ankesa ime kundër aktvendimit dhe dokumentacionit mjekësor që është pjesë e lëndës. Në interes të së vërtetës dhe transparencës, sidomos për shkak të shkallës së lartë të interesit publik, aq më tepër që bëhet fjalë për FALSIKIM MONSTEROR DHE MORBID TË DEKADËS, pranoj që të gjitha dokumentet të publikohen në tërësi, me mbrojtjen e të dhënave personale.

Për të gjitha gjërat e lartëpërmendura, njoftoj opinionin publik se janë njoftuar me kërkesa të veçanta dhe kanë nisur procedurat, kreu i Prokurorisë Publike për krim të organizuar, Islam Abazi, të cilit i kam kërkuar që sa më parë të paraqitem para tij, ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Këshillit Gjyqësor të RMV, Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe vendore”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Jovanovski.//Zhurnal.mk