Boçvarski: Përfundoi procedura për kontroll dhe vërejtje në ligjin e ri për ndërtime pa leje

Shkup, 26 gusht – Kaluan afatet për vërejtje dhe kontroll të Propozim-ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje. Ministri I Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski thotë se ka përfunduar afati për procedure për këtë ligj, që ishte bashkangjitur në ener.gov.mk.

“Patën mundësi të gjithë qytetarët, të gjithë palët e prekura, organizatat joqeveritare t’I japin vërejtjet e veta shtesë të këtij ligji. Ne, gjatë ditëve në vijim, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve do t’I shqyrtojmë të gjitha vërejtjet hollësisht dhe menjëherë më pas do ta parashtrojmë ligjin në Qeveri, ku do të diskutohet plotësisht, e menjëherë më pas nga Qeveria do të dërgohet në Kuvend”, deklaroi Boçvarski në përgjigje të pyetjeve gjatë kontrollit në ndërtesën sociale në Probishtip.

Theksoi se Qeveria do të vendosë, kiur dhe si, përkatësisht në cilin format, do të parashtrohej ligji për ndërtimet pa leje, sepse, siç tha, ky ligj akoma është në version punues në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe dëshirojnë t’I sendërtojnë të gjitha aspektet e rëndësishme, të cilat janë të vlefshme për qytetarët. Boçvarski thekoi se do të ketë munësi edhe për debat shtesë mes deputetëve në Kuvend, ku, siç tha ai, ky ligj sillet në mënyrë transparente dhe në interes të qytetarëve.