Boçvarski: Gatishmëri për ndërtimin e korridoreve pavarësisht krizave aktuale

Shkup, 9 shkurt – Të gjitha qeveritë në rajon mbeten të përkushtuara për ndërtimin dhe renovimin e korridoreve hekurudhore, tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski para takimit të parë të rrjetit të kompanive për infrastrukturë hekurudhore nga Ballkani Perëndimor, që është në organizim të Sekretariatit për bashkësinë transportuese.

Në takimin e parë të drejtorëve të kompanive hekurudhore për infrastrukturën hekurudhore nga rajoni, është diskutuar për lidhjen dhe planet e ardhshme në fushën e infrastrukturës hekurudhore.

“Mendoj se ky është një vit shumë i rëndësishëm sidomos për Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe për të gjithë rajonin, sepse po japim përpjekje maksimale dhe jemi drejt fundit me përzgjedhjen e kompanive që do të fillojnë ndërtimin e pjesës lindore të Korridorit 8. , një investim me vlerë rreth 200 milionë euro dhe është shumë i rëndësishëm për lidhjen, për efikasitetin në fushën e transportit, për hapjen e mundësive të reja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, por edhe për të gjithë rajonin dhe sigurisht vazhdimin e të gjitha çështjeve të tjera në ndërtimin e seksionit të tretë të kësaj hekurudhe dhe natyrisht krahun perëndimor nga ana jonë dhe të gjitha çështjet që janë të hapura për Shqipërinë dhe Bullgarinë në fushën e hekurudhave”, tha Boçvarski.

Kjo, tha ai, është shumë e rëndësishme për efikasitetin e këtij transporti, për shkak të agjendës së gjelbër që kemi ne si Qeveri, por edhe të gjitha qeveritë e rajonit. Duhet ta bëjmë të qartë se këto janë projekte të mëdha që kërkojnë shumë kohë për projektim dhe ndërtim. Por më vjen mirë që të gjitha qeveritë në rajon mbeten të përkushtuara ndaj ndërtimit dhe rindërtimit dhe rehabilitimit të korridoreve hekurudhore,” tha Boçvarski.

Sipas tij, pavarësisht krizave aktuale, shëndetësore dhe energjetike, ka gatishmëri dhe ekipe që do të punojnë për ndërtimin e korridoreve.

Punimet në dy seksionet e para të hekurudhës drejt Bullgarisë pritet të fillojnë në pranverë dhe të përfundojnë brenda 36 muajve, ndërsa afati për pjesën e tretë është 48 muaj. “Ne presim që ndërtimi të fillojë në vitin 2023 dhe natyrisht i gjithë kompleksi i lidhjeve hekurudhore Lindore dhe Perëndimore në Shqipëri dhe Bullgari dhe RMV duhet të përfundojë deri në vitin 2030 sipas Memorandumit që e nënshkruam në Sofje ministrat e Transportit në fund të vitit të kaluar”, deklaroi Boçvarski.

Presim nga mesi i vitit të ardhshëm tërësisht të rikonstruohet dhe rindërtohet Korridori 8 në anën lindore, së bashku me ripërtëritjet ekzistuese që i kryejmë nga Kumanova drejt Stracinit. Kjo do të japë një pasqyrë komplet të re në lidhjen me Bullgarinë dhe do të mundësojë udhëtim shumë më të shpejtë, por edhe udhëtime më të sigurta për qytetarët deri në Bullgari, porositi ministri.

“Kemi shumë projekte ndaj Bullgarisë. Po ndërtohet rruga e shpejtë nga Rankovce deri në Kriva Pallankë me vlerë prej rreth 60 milionë eurove. pritjet janë se do ta përfundojmë diku nga mesi i vitit 2023. Së bashku me të paralelisht edhe rruga nga Kriva Pallanka deri në Debe Bair, pritjet janë se deri në mes të vitit të ardhshëm do të kompletohet. Atje punojmë jo vetë, në rindërtime, por edhe në zgjerimin e korsisë së tretë ku rruga është me dy korsi”, tha Boçvarski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në takimin e parë të rrjetit të kompanive për infrastrukturën hekurudhore nga Ballkani Perëndimor që sot u mbajt në Shkup në organizim të Sekretariatit të bashkësisë transportuese.

I pyetur nëse është e nevojshme dhe e kapshme linjë ajrore Sofje-Shkup, Boçvarski tha se mendon se askush nuk është kundër që shteti të ofrojë më shumë mundësi për qytetarët.

Theksoi se hapja e më shumë mundësive dhe siguri më e mirë në mënyrë shtesë e përmirëson komunikimin, lidhjen, hapjen e bizneseve të reja, ekonominë dhe bashkëpunimin kulturor midis qytetarëve.

“Të premten vijmë me fluturim nga Sofja për në Shkup në të cilin përveç ministrave të transportit të dy vendeve, do të jenë të pranishëm edhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale i RMV-së, ministri i Turizmit të Bullgarisë dhe tur-operatorë nga Bullgaria. Duam të tregojmë se tur-operatorët nga dy vendet duhet t’i japin solucionet më të mira për fillim me operimin e fluturimit Shkup-Sofje, Pres të premten të kemi pasqyrë më të qartë se kur të fillonte linja e rregullt, sa herë do të zhvillohet gjatë javës me çka do të kënaqeshin parametrat e caktuara, kriteret që ajo të jetë e operueshme dhe të mund të funksionojë rrjedhshëm”, potencoi Boçvarski.