Boçvarski dhe Garsia biseduan për rinovimin e linjës ajrore Shkup – Barcelonë

Shkup, 4 mars – Çështja e vendosjes së sërishme të linjës ajrore Shkup – Barcelonë, ishte hapur në takimin e sotëm të ministrit të Transporti dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski me ambasadorin e Spanjës në shtet, Hoze Luiz Llozano Garsia.

Boçvarski e ka njoftuar Garsian me projektet infrastrukturore në vend, me fokus të veçantë në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore dhe gazifikimin, dhe u ka bërë thirrje kompanive spanjolle që të marrin pjesë në thirrjet publike për projektet.

“Në takim u hap çështja e vendosjes së sërishme të linjës ajrore Shkup – Barcelonë, e cila është lënë pezull për shkak të restrikcioneve nga pandemia e kovidit”, njoftuan nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në kumtesë pas takimit.

“Lidhja rajonale është me rëndësi të madhe për shtetin tonë, për shkak të integrimit rajonal në Bashkimin Evropian. Investimet të cilat i bëjmë në ndërtimin e strukturës rrugore dhe hekurudhore qojnë pikërisht në atë drejtim, të sigurojmë korridore moderne dhe të sigurta nëpër të cilat do të udhëtojnë qytetarët tanë, por dhe nëpër të cilat do kemi shkëmbim efikas dhe të shpejtë tregtar të mallrave dhe shërbimeve me rajonin. Me ambasadorin biseduam për planet tona për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore dhe iu bëra thirrje kompanive spanjolle të cilat janë të interesuara që të marrin pjesë në thirrjet publike për realizim të të njëjtave”, tha ministri Boçvarski në një deklaratë me shkrim.

Me ambasadorin spanjoll, sipas kumtesës, e kanë konfirmuar bashkëpunimin e përbashkët në pjesën e ekonomisë dhe marrëdhënieve bilaterale, me mundësi që marrëdhëniet e mira ndërmjet të dyja vendeve në mënyrë plotësues që thellohen dhe intensifikohen.