Boçvarski dhe Bërnz biseduan për realizimin e projekteve kapitale

Shkup, 16 mars – Kompletimi dhe modernizimi i Korridorit-8 rrugor dhe hekurudhor, si projekt strategjiik me interes kombëtar, si dhe implementimi i Sistemit transportues intelegjent përgjatë Korridorit-10, ishin në fokus të takimit të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski me ambasadoren amerikane në vend, Kejt Meri Bërnz.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kumtoi se Boçvarski dhe Bërnz kanë biseduar për realizimin e projekteve kapitale në vend, të cilat janë me rëndësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë së vendit, lidhjen rajonale, por edhe përmirësimin e jetesës urbane në komunat.

“Përkrahjen që na japin SHBA-ja në rrugën tonë drejt BE integrimit është e madhe. Bashkëpunimi është në nivel të shkëlqyeshëm. Si vend që pretendon të bëhet anëtar i BE-së kemi shumë sfida, posaçërisht në pjesën e projekteve infrastrukturore, të cilat janë shumë të rëndësishme për ne dhe të cilat do të kontribuojnë për lidhje më efikase me fqinjët. Me përkrahjen nga miqtë tanë vazhdojmë në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit”, thotë në deklaratën me shkrim, ministri Boçvarski.

Me ambasadoren Bërnz e theksuan edhe rëndësinë nga zhvillimi i infrastrukturës për shkak të integrimit më të lehtë të vendit në sistemet rrugore dhe hekurudhore evropiane. Bashkarisht e kanë konfirmuar bahskëpunimin e shkëlqyeshëm me angazhim se marrëdhëniet e mira të ndërsjella do të vazhdojnë dhe në mënyrë shtesë do të thellohen në periudhën që vijon”, informoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.