Blumberg Adria: Norma e interesit për euro-bondin e nëntë 7,6 për qind
Shkup, 6 mars – Norma e interesit në ankandin për euro-bondin e nëntë që po mbahet sot, siç kumton “Blumberg Adria”, paraqet 7,6 për qind.
Ministria e Financave sot kumtoi se po mbahet ankandi për euro-bondin e nëntë dhe më shumë hollësi paralajmëroi gjatë ditës. Nga MF tani për tani nuk ka konfirmim për kumtimin nga Blumberg Adria.
“Agjentët dhe investuesit potencial janë njoftuar, ndërsa sipas interesit të shprehur tek investuesit pritet ankandi të jetë i suksesshëm. Shuma në të cilën do të shkruhet euro-bondi do të varet nga çmimi i arritur në treg, ndërsa nëd rejtim të angazhimeve tona për ruajtje të portofolit më optimal debitor sipas shpenzimeve dhe maturitetit”, kumtoi Ministria e Financave.
Euro-bondi duhej të editohej në shkurt, por kjo nuk ndodhi për shkak të procedurave administrative, përkatësisht pritej nënshkrimi nga ministri i ri i Drejtësisë. Nga Ministria e Financave atëherë deklaruan se ankandi i ri do të mbahet menjëherë pas zgjedhjes së ministrit të ri.

