Blinkeni dëshmon në Senat për prioritetet e politikës së jashtme të SHBA-së

Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken sot po dëshmon para Komitetit për politikë të jashtme në Senat, dedikuar aktiviteteve diplomatike të SHBA-së.

Në dëshmimin, sekretari shtetëror foli për pushtimin rus në Ukrainë, për ndikimin kinez, si dhe për goditjen ndaj vlerave demokratike në Azinë Juglindore dhe Amerikën Jugore nga ana e vendeve autoritare si Kina ose Venezuela.

“Lufta e Rusisë në Ukrainë është gabimi i saj strategjik dhe shërben si leksion për të gjithë të cilët kanë qëllim që të përdorin metoda të ngjashme”, deklaroi Blinken para panelit.

Paneli filloi me punë pak para dhe në pyetjet e senatorëve, demokratit nga Nju Xhersi, Robert Menendez, kryesues me komitetin dhe Xhim Rish, republikan nga Ajdaho, sekretari shtetëror foli për rezultatet e takimit me presidentin ukrainas, Volodomir Zelenski në Kiev të dielën.

Ai foli për ndihmën e madhe ushtarake të cilën Ukraina e merr nga SHBA-ja dhe aleatët dhe çka është planifikuar ta marrë më tutje, për refuzimin e agresionit ushtarak rus. Për dezinformatat e regjimit të Vladimir Putinit, represioneve me censurë ushtarake dhe arrestimin e para pak kohe të opozitarit rus Vladimir Kara Murz, si dhe për situatën e keqe në të cilën gjendet ekonomia ruse për shkak të sanksioneve të “bashkuara” të aleatëve.

Tha se do të flasë për të gjitha prioritetet tjera në organin e politikës së jashtme si Kinën dhe ndikimin e saj, marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe kontroll të pushtetit taleban në Afganistan.