Blinken: Trupat ruse po shkatërrojnë ‘infrastrukturën kritike’ në Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se trupat ruse po shkatërrojnë “infrastrukturën kritike” në Ukrainë.
“Këto nuk janë objektiva ushtarake”, tha ai gjatë një fjalimi televiziv pas një telefonate me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
“Miliona ukrainas ende në Ukrainë po strehohen kudo që të munden…kjo është e turpshme. Numri i civilëve të vrarë dhe të plagosur, pasojat humanitare, do të rriten vetëm në ditët në vijim,” tha Blinken.
Theksojmë se presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar sot se po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusiës edhe për gaz dhe naftë.
Ndryshe, anëtaret e Kombeve të Bashkuara kanë votuar me shumicë pro dënimit të agresionit rus në Ukrainë.

