Blinken: SHBA-ja dëshiron që Kina t’i respektojë rregullat ndërkombëtare

SHBA-ja nuk tenton ta ndajë Kinën nga ekonomia globale, por dëshiron që Pekini t’i bashkëngjitet rregullave ndërkombëtare, deklaroi sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken në fjalimin e shumë pritur për strategjinë amerikane për përballje me ngritjen e Kinës si një fuqi e madhe.

“Uashingtoni nuk do ta bllokojë Kinën që ta zhvillojë ekonominë e saj ose të tentojë ta ndryshojë sistemin politik të Pekinit, por do ta mbrojë të drejtën ndërkombëtare dhe institucionet të cilat e ruajnë qetësinë e sigurinë dhe u lejojnë vendeve, duke e përfshirë edhe SHBA-në dhe Kinën, që të bashkë ekzistojnë”, tha Blinken.

“Ne nuk kërkojmë konflikt ose luftë të re të ftohtë. Përkundrazi, ne jemi të vendosur t’i shmangim të dyjat”, shtoi Blinken në fjalimin 45 minutësh në Universitetin “Xhorxh Uashington” i cili përfshin seri çështjesh më kontestuese në marrëdhëniet bilaterale.