Blinken kërkon pakt “të fuqishëm” amerikanojugor për migrimin

SHBA-ja kërkon deklaratë të fuqishme për koordinimin e migrimit të rritur kur liderët e Amerikës së Jugut në qershor do të takohen në Los-Anxhelos, deklaroi sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken.

Blinken udhëtoi në Panama që të takohet me homologët rajonal pasi një numër rekord i njerëzve janë shpërngulur në mbarë botën duke shkaktuar jo vetëm krizë humanitare, por edhe shqetësime politike në rritje për presidentin Xho Bajden, njoftuan mediat amerikane.

Blinken tha se bisedimet në Panama kanë për qëllim “ta vendosin bazën për deklaratën e fuqishme të liderëve tanë” në Samitin prej 6-10 qershor në Kaliforni.

Blinkeni u thirr në “Deklaratën e Los-Anxhelosit për mbrojtjen e migrimit e cila i përcakton parimet tona të përbashkëta për përgjigje të përbashkët dhe të koordinuar”.

“Mund të bëjmë dallim të thellë në jetën e bashkëqytetarëve tanë më të cenueshëm dhe për të ardhmen e rajonit tonë”, tha ai.

Bajden e konvokoi edhe samitin për ta potencuar agjendën e vet për promovimin e demokracisë, me ç’rast pritet të përjashtohen sundimtarët autokrat në rajon.

Thuajse 100 milionë njerëz në mbarë botën janë shpërngulur – më së shumti nga Lufta e Dytë Botërore.