Blerja online/ Më së shumti nga SHBA dhe Britania

Shkup, 23 maj – Gjatë vitit 2021, e-tregtarët e huaj nga vendasit kanë realizuar gjithsej 471.688 transaksione onllajn në vlerë të përgjithshme prej 16,4 milionë euro, sipas analizës së të dhënave të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që ka të bëjë me numrin dhe vlerën e e-transaksioneve të realizuara me kartela pagesore të huaja për e-tregtarët vendorë të bëra nga Asociacioni për e-tregti të Maqedonisë – AETM.

Siç qëndron në kumtesën e AETM, kjo paraqet një rritje prej 58,4 për qind në numër dhe 50,5 për qind në vlerë të transaksioneve krahasuar me vitin 2020 kur kishte 297,742 transaksione onllajn me një vlerë totale prej 10,9 milionë euro.

Nga shuma totale prej 16,4 milionë eurosh që të huajt shpenzuan onlllajn në vitin 2021 për blerje në Maqedoninë e Veriut, më shumë se gjysma, ose 53 për qind e vlerës së transaksioneve janë realizuar nga TOP 10 vendet me vlerën më të lartë të shpenzuar onllajn në vend. Nga TOP 10 vendet sa i përket transaksioneve onllajn që paguhen me kartela të huaja të pagesave në vend, vendet fqinje me qarkullim më të madh janë Bullgaria me 534 mijë euro të shpenzuara dhe Kosova me 302 mijë euro të shpenzuara.

“Pjesa më e madhe e transaksioneve me karta pagesash të huaja (60,949 transaksione) janë realizuar me karta të lëshuara në SHBA, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 40,704 transaksione onllajn. Një pjesë e kësaj është ndoshta për shkak të kartave të huaja të markave të tilla si “Payoneer” dhe “Revolut” nga SHBA, përkatësisht nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat përdoren edhe nga njerëz nga vendi, veçanërisht njerëzit nga sektori i IT-së që punojnë “freelance” për kompani të huaja dhe zyrat e përfaqësimit dhe mbi këtë bazë krijojnë të ardhura që u paguhen me karta të huaja, të cilat mund t’i përdorin për transaksione në vend, qëndron në kumtesë.

Ata shtojnë se vendet e tjera ku ka numrin më të madh të transaksioneve onllajn janë vendet dominuese ku ka një numër të madh të mërgimtarëve, si Zvicra, Gjermania dhe Suedia të cilët përdorin kartelat e tyre të pagesës për të blerë onllajn nga e-dyqanet në Maqedoninë e Veriut.

Nga vendet fqinje, Bullgaria dhe Serbia janë pjesë e TOP 10 vendeve që bëjnë blerje onllajn në vend.