Blerja e duhanit është kah fundi
Shkup, 9 shkurt – Sipas Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, monopolet deri në fillim të kësaj jave kanë marrë 20,800 tonë. Deri më tani, prodhuesit e duhanit kanë marrë çmimin mesatar të blerjes më të lartë prej afro 288 denarë për kilogram, që paraqet rritje prej më shumë se 40 për qind në krahasim me sezonin e kaluar, transmeton Zhurnal.
Blerja kryhet nga 10 ndërmarrje të regjistruara në 200 pika me 223 peshore dhe 216 mostra. Parashikimet janë optimiste dhe nga inspektorati thonë se blerja do të përfundojë plotësisht para skadimit të afatit të paraparë sipas Ligjit për Duhanin, pra deri në ditën e fundit të shkurtit.
Deri më tani janë paguar gati 6 miliardë denarë dhe kjo do të sjellë subvencione më të mëdha që paguhen sipas klasave të blera. Janë lidhur gjithsej 29650 kontrata prodhimi, që paraqet një rritje prej 7 për qind dhe sipërfaqet e mbjella janë 14 për qind më shumë në krahasim me korrjen e vitit të kaluar.
Duhani është një nga produktet bujqësore më të rëndësishme të eksportuara në vendin tonë. Ajo merr pjesë me 18 për qind në eksportet e brendshme me afro 140 milionë euro hyrje valutore dhe punëson mbi 20 mijë familje./Zhurnal.mk

