Blasta reagon pas daljes nga BBVK: Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, tani jam mirë duke u rikuperuar

Javën që lamë pas në një nga spektaklet e Big Brother VIP Kosova u lëndua reperi Blasta.

Artisti nga Ferizaj u lëndua aksidentalisht në zonë intime nga banori Artan Thaçi, derisa ishin bashkë duke hekurosur një bluzë.

Pas kësaj, atij i duhej të largohej nga shtëpia për të marrë trajtim mjekësor në spital.

Foto: Screenshot/Instagram

Një ditë më vonë u kuptua që Blasta është larguar nga shtëpia për shkak të këtij incidenti.

Ai ka reaguar për herë të parë pas daljes duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen.

View this post on Instagram

A post shared by Blasta (@blastaofficial)

“Përshëndetje të gjithëve. Desha të ju falënderoj të gjithëve që keni votuar për mua. Faleminderit për përkrahjen që ma keni dhënë sa kam qenë në shtëpi. E vlerësoj shumë”, u shpreh ai.

Reklama

Tutje, këngëtari theksoi se është mirë dhe se po vazhdon të rikuperohet në lidhje me këtë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Faleminderit për interesimin që keni shprehur për shëndetin tim. Tani jam mirë dhe jam duke u rikuperuar dhe do të bëhem mirë. Faleminderit shumë dhe ju dua fort”, vazhdoi ai. 

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)