Biznes ngjarje SUBEX – Suppliers Balkan Expo
Shkup, 15 nëntor – Në organizim të Delegacionit të Shoqatës gjermane të biznesit në Maqedoninë e Veriut, sot dhe nesër në Shkup do të mbahet biznes ngjarje SUBEX – Suppliers Balkan Expo.
Qëllimi i kësaj ngjarje është lidhja e kompanive nga vendi, furnizues në industrinë e metalit, elektro, TI, tekstile, të drurit dhe ushqimore me kompani blerëse nga Gjermania, Greqia, Turqia, Rumania, Shqipëria dhe Kosova.
“Me ngjarjet më të reja në Evropë dhe ndryshimet në sinxhirin global të furnizuesve, vlerësojmë se ngjarja so SUBEX është mundësi e shkëlqyer që të jepet përkrahje për afaristët nga vendi në industrinë përpunuese”, thonë organizatorët.
Në ngjarjen sot fjalime do të mbajnë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Patrik Mertens, drejtor i Delegacionit të Shoqatës gjermane të biznesit.

