Bislimovski: Të domosdoshme janë investime dhe harxhimi racional i energjensave

Shkup, 25 mars – Kriza në sektorin energjetik, me të cilin ballafaqohet tërë Evropa, përveç se që opinionit ia zbuloi rëndësinë e vërtetë të pavarësisë energjetike, në të njëjtën kohë i ka vendosur investimet në energjetikë në fokus të qeverive gjatë krijimit të buxheteve, tha kryetari i Bordit të rregullatorëve të Bashkësisë energjetike dhe kryetar i Komisionit rregullaror për energjetikë dhe shërbime ujore, Marko Bislimovski në Samitin Energjetik që mbahet në Neum, Bosnjë e Hercegovinë.

“Nëse përgjigje e pandemisë ishte vaksinimi, atëherë përgjigje e vetme e krizës energjetike janë investimet. Evropa, por edhe Ballkani u treguan si të prekura kur energjensat janë në pyetje. Çmimet në bursat janë rritur tepër shpejtë dhe rriten në fillim të energjisë elektrike, gazit natyror, e tani edhe të derivateve të naftës dhe duhet të them se larg jemi stabilizimit. Tani parashtrohet pyetja se cilin nivel të çmimeve ta shpallim për normal. Jam i bindur se më asnjëherë më nuk do të kthehen çmimet paraprake të energjensave”, tha Bislimovski.

Për këtë shkak, tha ai, duhet investimet në energjetikë të jenë në plan të parë kur shtetet i bëjnë buxhetet.

Ai potencoi se duhet në mënyrë paralele të punohet edhe në investimet në energjetikë, por edhe në mënyrë racionale të shfrytëzohen energjensat.

Sipç theksojnë nga Komisioni rregullato për energjetikë, Samiit energjetik në Neum është në organizim të USAID-it, UNDP-së, delegacionit të BE-së në BeH dhe GIZ.