Bisht viçi nën saç: Një meny e vjetër që nuk harrohet lehtë

Mund të përgatisni edhe ju një pjatë të vjetër si në restorant, ju duhet vetëm pak më shumë kohë dhe vullnet

Bishti i viçit është plot me mish të shijshëm që përthithet nga xhelatina e kockave, në mënyrë që të merrni një pjatë xhelatinoze që ngjitet në qiellzë.

Përbërësit:

▪ bisht viçi i prerë në disa pjesë
▪ domate
▪ 3 thelpinj hudhër
▪ verë e kuqe
▪ ujë
▪ pak miell
▪ pak kripë
▪ yndyrë
▪ patate, qepë dhe karota

Përgatitja:

Lajmë bishtat e viçit, i thajmë, i hedhim kripë dhe i rrotullojmë në miell. Më pas i skuqim në yndyrë.

E lyejmë mirë tavën, radhisim qepë të grira trashë, vendosim sipër copat e bishtave të viçit dhe në fund karotat dhe patatet sipër tyre.

I hidhni sipër thelpinjtë e grirë të hudhrave dhe në fund domatet.

Hidhni verë dhe ujë mbi gjithçka dhe vendoseni nën saç për t’u pjekur.

Ju bëftë mirë.