Bisedë telefonike Radev-Piç: Në fokus të bisedimeve perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor
Sofje, 2 shkurt – Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev sot kishte bisedë telefonike me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor sër Stjuart Piç, kumtuan nga pres-sekretariati i shefit të shtetit.
Në fokus të bisedimeve ishin perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia kyçe e procesit eurointegrues për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Shefi i shtetit bullgar e shprehu shpresën për zgjidhje të shpejtë të çështjes për garantimit të të drejtave të bullgarëve maqedonas, me vendosjen e tyre në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për anulimin e gjuhës së urrejtjes ndaj Bullgarisë.
“Arritja e rezultateve reale në dialogun bilateral me Bullgarinë dukshëm do ta shpejtojë procesin eurointegrues të RMV-së”, theksoi presidenti.
Mjedisi i sigurisë në Evropën Lindore, në kontekst të eskalimit të tensioneve në Ukrainë, gjithashtu ishte ndër temat e bisedës midis presidentit Rumen Radev dhe Stjuart Piç, kumtoi pres-sekretariati i presidentit të Bullgarisë.

