Bisedë telefonike Osmani – Escobar: Thirrje për ndalimin e luftës në Ukrainë

Shkup, 2 mars – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot ka realizuar bisedë telefonike me Pablo Escobar, zv.ndihmës sekretar i shtetit i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, informon Zhurnal.

Temë e bisedës ishte invazioni i Rusisë ndaj Ukrainës, me çka ministri Osmani ka riafirmuar pozitën shtetërore për dënim të ashpër të intervenimit ushtarak, duke dërguar dhe apel për ndalim të aktiviteteve luftarake dhe tërheqjen e trupave ruse.

Osmani ka riafirmuar mbështetjen prë integritetin teritorial dhe sovranitetin e Ukrainës, ndërsa u përshëndet dhe ndihma luftarake e humanitare që vendi e siguron si solidarizim dhe mbështetje për popullin ukrainas.

Në korniza të bisedimeve, u përshëndet dhe dënimi i gjithë botës për invazionin luftarak, me çka u vërejt se mungon reagim adekuat nga Republika Popullore e Kinës me dënim të qartë për agresionin rus. Në këtë kuptim, u theksua nevoja e një thirrje globale të përbashkët deri te Rusia për ndalimin e aktiviteteve luftarake që paraqesin kërcënim për sigurinë e përgjithshme ndërkombëtare.

Ministri Osmani falenderoi palën amerikane për mbështetjen e vazhdueshme për qëllimet strategjike të Maqedonisë së Veriut, si dhe për kontributin e përgjithshëm për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Bashkëbiseduesit përshëndetën marrdhëniet bilaterale mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut bazuar në partneritetin strategjik dhe miqësinë tradicionale.//Zhurnal.mk