Biljana Jovanovska shkarkohet nga funksioni i drejtoreshës në Fondin pensional, vendi do t’i takojë Alternativës
Shkup, 18 shkurt – Këshilli drejtues gjatë ditës së sotme do ta shkarkojë drejtoreshën e Fondit për Sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, Biljana Jovanovska.
Nga Fondi për sigurim pensional për MIA-n thonë se shkarkimi i Jovanovskës është për shkak të marrëveshjes që ky vend t’i takojë Alternativës, partnerit të ri të koalicionit në Qeveri.
Jovanovskën duhet ta zëvendësojë Dritan Bexheti nga Alternativa, vendim i cili ka kaluar në seancën e Këshilit drejtues të Fondit, por, ai duhet të konfirmohet nga Qeveria.