BILD: Nkunku i ka përfunduar testet mjekësore për t’iu bashkuar Chelseat në verë

Christopher Nkunku shumë shpejt pritet të jetë lojtar i Chelseat.

Të paktën kështu konfirmon Christian Falk, nga BILD, i cili thotë se lojtari tashmë i ka kryer testet mjekësore dhe në verë do të jetë lojtar i londinezëve.

“Blutë” pritet të paguajnë diku rreth 58.2 milionë funte për lojtarin.

Nkunku rinovoi së fundi me Leipzig, por qëndrimi i tij atje nuk duket të jetë afatgjatë.