BILD: As Dortmundi nuk e do Ronaldon

Prestigjiozja gjermane, Sport BILD, gjatë ditës së sotme raportoi për një refuzim të Cristiano Ronaldos nga skuadra e Dortmundit.

Agjenti i lojtarit ia ofroi mundësinë “verdhezinjve” mundësinë e nënshkrimit me të, por paga e lartë që po kërkon lojtari e kanë bërë jo të pëlqyeshme këtë lëvizje.

Ronaldo aktualisht nuk ka ndonjë ofertë në pritje.

Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i kësaj ngjarjeje.