Bilanci tragjik, 227 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

227 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe më shumë se 420 janë plagosur.

Lajmi është bërë i ditur nga shërbimi për shtyp i Prokurorit të Përgjithshëm në Telegram.

Këto të dhëna nuk janë përfundimtare pasi ende vazhdojnë hetimet në territoret e pushtuara dhe të çliruara të Ukrainës.

Si rezultat i bombardimeve të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës nga forcat e armatosura ruse, janë dëmtuar  1748 institucione arsimore, 144 prej të cilave janë shkatërruar  plotësisht.