Bilall Kasami nënshkruan projektin e fituar për digjitalizim të shërbimeve komunale

Tetovë, 23 mars – Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka nënshkruar realizimin e projekteve EU4M, ku komuna e Tetovës ka fituar projektin “Zgjidhjet digjitale inovative komuanle për komunën e Tetovës”, transmeton Zhurnal.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti, siç njofton Kasami, është kontributi që duhet dhënë në rritjen e cilësisë së jetesës në këtë komunë, përmes digjitalizimit të shërbimeve komunale.

Aksioni do të digjitalizojë shumicën e shërbimeve komunale, stafin e trajnuar, qytetarët dhe bizneset, duke rezultuar në një nivel më të madh të mbledhjes së fondeve të dedikuara komunale dhe ndarjen е kohës për investime të mëtejshme në zhvillimin e urbanizmit, shërbimet e inspektimit dhe mbrojtjen e mjedisit.

https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/508555517307099