Bikov: Maqedonia po kalon nga zona e ish-Jugosllavisë në zonën europiane
Sofje, 2 Gusht – Deputeti i Parlamentit bullgar të shpërbërë së fundmi, Toma Bikov nga partia GERB e Bojko Borisovit, pretendon se tashmë pas 150 vitesh Bullgaria dhe Maqedonia do të kenë mundësi të jenë në një hapësirë të përbashkët gjeopolitike.
Në një intervistë për Bgnes, ai thotë se “Maqedonia aktualisht është në proces kalimi nga një zonë qytetërimi në tjetrën, nga një hapësirë gjeopolitike në tjetrën. Ky lloj procesi shoqërohet gjithmonë me kriza të ndryshme, duke përfshirë edhe krizat e identitetit”.
Sipas Bikov, lëvizja nga një hapësirë gjeopolitike në tjetrën jep shtresa të reja identiteti.
“Në Bullgari ky proces zgjati nga viti 1989 deri në vitin 1998”, u shpreh Bikov.
Ai thotë se me fillimin e negociatave me BE-në, Maqedonia do të kalojë nga zona inekzistente e ish-Jugosllavisë në atë evropiane dhe perëndimore.
Bikov poashtu ka përmendur edhe kohën e perandorisë osmane.
“Për herë të parë në 150 vjet, Bullgaria dhe Maqedonia po hyjnë në të njëjtën zonë gjeopolitike. Kjo nuk ndodhi pasi Bullgaria u largua nga Perandoria Osmane dhe Maqedonia e Vardarit kaloi përmes Serbisë dhe Jugosllavisë. Tani kemi mundësinë të takohemi pas një kohe kaq të gjatë”, thotë ai.
Ai thotë se në realitetin e ri gjeopolitik përfaqësuesit e pozicionit zyrtar do të bëhen margjinalë, duke u larguar dalë nga dalë edhe ofendimet anti-bullgare.
“Pozicioni i të ashtuquajturës tezë anti-bullgare do të bëhet gjithnjë e më shumë anti-evropian. Kjo do të shihet shumë qartë në Komisionin Evropian”, tha Bikov.