Biden sërish pozitiv me koronavirus, kthehet në izolim
Presidenti amerikan Xho Bajden sërish është pozitiv me koronavirus, diçka më shumë se tre ditë pasi doli nga izolimi për shkak të infeksionit paraprak, kumtoi Shtëpia e Bardhë.
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Kevin O’Konor tha se Bajden është “simptomatik dhe ndihet mirë”.
Në përputhje me udhëzimet e Qendrave amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, Bajden sërish do të duhet të izolohet për të paktën pesë ditë.
Sipas Qendrës, shumica e rasteve të kthimit të infeksionit mbeten të lehta dhe në atë periudhë nuk manifestohen simptoma të rënda.

