Biden: Senati nuk mund të shmang fillibasterin dhe të mbrojë të drejtën e abortit
Presidenti amerikan Xho Bajden të premten para një grupi të guvernatorëve demokratë deklaroi se nuk ka mjaftueshëm vota në Senat për të shmangur fillibasterin (taktika e obstruksionit) për mbrojtje të së drejtës së abortit pas vendimit të Gjykatës së Lartë.
Bajden i bëri thirrje Senatit të lirohet nga fillibasteri – shumica absolute për të cilën janë të nevojshme mbështetje të 60 nga 100 senatorë për të sjellë ligj, në fakt aktgjykimin që nga viti 1973 të bëhet ligj.
Ai kaloi 36 vite në Senat dhe mbështeti fillibasterin, por tani insiston që të ndryshohet, sepse republikanët tani bllokuan disa nisma të tija kryesore, përfshirë edhe propozim ligjin për të drejtat e votimit.
Bajden është i bindur se disa vende amerikane do të përpiqen të arrestojnë gratë për shkak të kalimi të kufijve shtetëror për të bërë abortim, pasi Gjykata e Lartë e shfuqizoi të drejtën kushtetuese për abortim në të gjithë shtetin.

