Biden në izolim derisa të dalë negativ

Presidenti amerikan Xho Bajden do të qëndrojë në izolim derisa të jetë negativ për Kovid-19, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer.
Ajo shtoi se mjeku i tij, Kevin O’Konor do të vendosë nëse do të nevojiten dy teste negative që të ndërpritet izolimi.
Bajden dje përsëri ishte pozitiv në Kovid-19, por ai po ndjehet “shumë mirë”, tha O’Konor, sipas kumtesës së lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.